StartUP Academy– Përshpejtues i Zhvillimit të të Rinjve në Shkodër.

Akademia StartUP është një projekt i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe zbatuar nga Qendra Rinore ARKA.

Projekti ka si qëllim të fuqizojë të rinjtë nga mosha 18-29 vjec, në zonat urbane dhe rurale në rajonin e Shkodrës. Ata do të mbështeten për të zhvilluar dhe për të zbatuar idetë inovative të biznesit në praktikë.

Ky projekt do të ndikoje në krijimin e më shumë mundësive të punësimit dhe do të inkurajojë të rinjtë, që të mos largohen nga qytetet e tyre për të kërkuar mundësi më të mira punësimi jashtë Shkodrës ose jashtë vendit.
Sipërmarrësit e rinj do të pajisen me të gjitha aftësitë e nevojshme për të planifikuar, zbatuar dhe drejtuar bizneset e tyre.

Ajo që është e rëndesishme të theksohet është që STARTUP Academy do të jetë një program i përhershëm dhe që do te zhvillohet cdo vit pranë Qendres Rinore ARKA.

Materialet trajnuese do të jenë të hapura për të rinjtë nëpërmjet platformës online Shkodra Startups.